VENDIMI I PLOTË/SHBA-ja iu vendos sanksione dy ish-zyrtarëve të Maltës
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur ish-zyrtarët e Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, në listën e personave të sanksionuar për përfshirje në korrupsion.
Vendimi është publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara.
“Departamenti i Shtetit ka njoftuar emërimin e ish-zyrtarëve publikë maltezë Konrad Mizzi dhe Keith Schembri për përfshirjen e tyre në korrupsion. Ka informacione të besueshme se dyshja ishin të përfshirë në një skemë korrupsioni që përfshin dhënien e një kontrate shtetërore për ndërtimin e një impianti në këmbim të ryshfetit”, njoftoi Departamenti i Shtetit, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.
Mizzi është një nga akterët kryesorë të aferës malazeze “Mozura”, në të cilën përmendej edhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq.
Mizzi ishte ministër i Energjisë në atë kohë ndërsa e-mailet zyrtare tregojnë se paratë duhet të ishin paguar përmes “17 Black” në llogaritë e kompanive panameze në pronësi të Mickey dhe Keith Chambery, shefit të kabinetit të ish-kryeministrit, Joseph Muscat.
Në muajt para atentatit, gazetarja malteze e vrarë Daphne Caruana Galicia ishte në gjurmët e kompanisë offshore “17 Black” e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rruga Press