Bota

Pandemia koronavirus, vaksinat kundër Omicron, çfarë duhet të dini?

Omicron është shqetësues. “Duhet ta merrni shumë seriozisht. Njerëzit e cenueshëm janë ata që nuk janë vaksinuar”, shprehet Fauci, Instituti i SHBA për Alergjitë dhe Infeksionet.

Për ata që janë vaksinuar. “Jeni të mbrojtur mirë kundër simptomave të rënda, kjo është diçka e mirë, por Omicron është i vështirë edhe kur keni marrë dy doza të vaksinës dhe mbrojtja ndaj simptomave të buta nuk është aq e mirë”, thotë Paul Offit, FDA, Komisioni Këshillues për Vaksinat.

Të dhënat po grumbullohen ende sa i përket luftës së vaksinave ndaj variantit Omicron. Dy doza të Pfizer, sipas një studimi në Afrikën e Jugut, janë 33 për qind më pak efikase në parandalimin e Omicron. Por virologu Fauci thotë se një dozë përforcuese ofron 75 për qind mbrojtje kundër infektimit simptomatik. Studimi i Afrikës së Jugut mbi Pfizer konfirmoi se të rriturit e vaksinuar kishin më pak gjasa që të shtroheshin në spital. Ndërsa një studim amerikan konfirmon se dy doza të vaksinës Moderna janë të afta të neutralizojnë Omicron. Mbrojtja bie, sipas ekspertëve, por redukton ndjeshëm rreziqet me një dozë shtesë. Ndërsa një tjetër studim në SHBA, i cili nuk është shqyrtuar ende, raportoi se varianti Omicron është mjaft rezistent ndaj të 3 vaksinave aktuale që përdoren në Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Rriteni atë imunitet për të paktën një periudhë kohe pasi nuk do të jeni të mbrojtur aq mirë edhe nga infektimi i lehtë, me kalimin e kohës”, tha Offit.

“Ne i kemi mjetet në gjendje për ta luftuar këtë, vetëm duhet t’i përdorim”, tha Fauci.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *