Lajme

‘Bjere këtu Ramën, s’ka turp ai?’ Shpërthejnë fermerët e Roskovecit: Po falimentojmë

ROSKOVEC – Fermerët e fshatrave të Roskovecit janë të zhgënjyer në këtë sezon fundviti pasi prisnin të shisnin domaten dhe tashmë po e hedhin në kanal duke braktisur kështu dhe serat e drejt emigracionit përsëri.

Ata bëjnë apel që qeveria t’i ndihmojë pasi po shkojnë drejt falimentimit ndërsa shtojnë se edhe pse janë kthyer nga emigracioni para pak vitesh, me këtë gjendje, thonë se do të ikin sërish. Ata kërkojnë ndihmë e zgjidhje ose përndryshe do kalojnë në depresion ose vetflijim pasi kanë punuar një jetë për ato sera.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“S’ka as treg as asgjë! Puna është kot, 20 vite më janë dashur për ato serat moderne si në Itali, unë nuk mbaj dot shpenzimet. Jeta është shumë e vështirë, po na ndihmoi shteti ndoshta ecim ndryshe kemi marrë fund.”, shprehet për Fax News njëri nga fermerët e zonës.

-Pse janë mbushur kanalet me domatet?

Fermerët: Nuk u shit asnjë kokërr! Unë kam 4 vite që merrem me sera dhe punojmë si familje. 6 muaj punë na shkuan dëm. Nuk po e marrim vesh!

-Kemi 8 vite kështu, të gjithë si familje! Bjere këtu Edi Ramën, s’ka turp ai?

Femerët: Kemi frikë ta mbjellim prapë, ushqehemi dot me 50 mijë lekë që merr burri? Na ka rënë një krizë e madhe që nuk e merr dot me mend.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *