Bota

Ushtria amerikane krijon vaksinën që është efektive kundër të gjitha varianteve të koronavirusit

Brenda disa javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed në SHBA presin të njoftojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që është efektive kundër COVID-19 dhe të gjitha varianteve të tij, madje edhe ndaj Omicronit, si dhe efektive kundër viruseve të mëparshme me origjinë të SARS që kanë lënë të vdekur miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas medieve të huaja, arritja është rezultat i punës gati dyvjeçare për virusin. Laboratori i Ushtrisë mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit që shkakton COVID-19 në fillim të vitit 2020. Shumë herët, dega e sëmundjeve infektive në Walter Reed vendosi të fokusohej në prodhimin e një vaksine që do të funksiononte jo vetëm kundër variantit ekzistues, por të gjitha varianteve të tij të mundshme.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Vaksina u testua në fillim të vitit te kafshët dhe doli me rezultate pozitive. Faza 1 e testimit te njerëzit, nga ku vaksina u testua kundër Omicronit dhe varianteve të tjera, përfundoi këtë muaj, përsëri me rezultate pozitive që po i nënshtrohen rishikimit përfundimtar, tha për Defense One, drejtori i degës së sëmundjeve infektive në Walter Reed, Kayvon Modjarrad.

Testimi i vaksinës te njerëzit zgjati më shumë se sa pritej tha ai, sepse laboratorit i duhej të testonte vaksinën te subjektet që nuk ishin të vaksinuar dhe që nuk kanë qenë të infektuar më parë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Hapi tjetër është të shihet se si vaksina e re ndërvepron me njerëzit që janë vaksinuar ose që kanë qenë të sëmurë më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *