Art në rërë/ Artisti që i kthen plazhet në piktura gjigante
Artisti i rërës, Derek Yung, i ka kthyer plazhet e Hong Kongut në piktura gjigante. Prej dhjetë vitesh, Yung ka krijuar vizatime masive dhe të shumëllojshme në rërë. Duke përdorur vetëm një shkop druri dhe një fshesë kopshti, ai e shndërron plazhin me rërë në vepra arti gjigante, që shtrihen përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa gdhend modele në rërë, ai thotë se merr frymëzim nga peizazhi natyror, duke përfshirë shkëmbinjtë, lumenjtë dhe baticat aty pranë.
“Këtu ka mjaft pamje peizazhi, disa plazhe shkëmbore, rrjedha uji etj. Kështu që kur vizatoj, ato përputhen me modelet që vizatoj.”
“Çdo herë, përdor një kamerë ose dron për të kapur vizatimet e mia, pasi dronët janë më të aksesueshëm tani. Baticat i lajnë vizatimet e mia më pas. A është për të ardhur keq? Nuk mendoj kështu. Mendoj se kjo është pjesë e natyrës,” shprehet Yung.
Në fakt, Hong Kongu ka shumë peizazhe natyrore pranë, të cilat njerëzit mund t’i shijojnë lehtësisht. Artisti përmes punës së tij përcjell edhe këtë mesazh teksa batica pas disa orësh do të fshijë pikturat e tij.
“Asgjë nuk do të jetojë përgjithmonë, qoftë e mirë apo e keqe!”
Rruga Press