Zhvendosja e pacientëve te Covid 2 dhe 3! I moshuari: Nuk na kanë lajmëruar
TIRANË-Familjarët nuk kanë asnjë informacion për zhvendosjen e pacientëve drejt Covid3 dhe 4. Në ambientet e jashtme të QSUT, një i moshuar thotë për ‘Faxnews’ se ka të shtruar djalin 37-vjeçar i cili është i prekur nga Covid. Ai shprehet se nuk e kanë informuar se do të zhvendosen e se nuk kanë marrë asnjë informacion.
“Djalin kam shtruar 37 vjeç, komunikoj çdo ditë edhe me djalin edhe me mjekun. Djali është i pavaksinuar. Nuk e di fare nëse do të zhvendoset”, tha i moshuari.
“Mamin kam shtruar, është shumë e rënduar, mushkritë i ka keq. Shumë pak flas me mamin, më tha që jam e rënduar nga mushkritë dhe zemra, edhe oksigjenin e kishte shumë të ulët. Me mjekun kam folur pardje , mami jot është shumë e rënduar më tha. Nuk me ka thënë askush që do të zhvendosen pacientët në janar. Mami 57 vjec është e pavaksinuar. Duheshe të vinte më shpejt në spital”, tha një djalë i ri i cili ndodhej në oborrin e spitalit.
Rruga Press