Si të kontrolloni cilësinë e ushqimit që po hani
Ushqimet me një cilësi të ulët, jo vetëm që kanë një shije të keqe, por na shkaktojnë edhe probleme shëndetësore. Kjo e fundit e bën shumë të rëndësishme zgjedhjen e ushqimeve ashtu siç duhet.
Në të kundërt do të përfundoni me të vjella, diarre apo temperaturë të lartë.
Si të dalloni vezët e freskëta?
Mjafton një gotë me ujë për të kontrolluar freskinë e vezëve tuaja. Vendosni një vezë në një gotë ujë dhe shikoni se çfarë ndodh. Nëse veza zhytet, është e freskët dhe e mirë për t’u ngrënë. Nëse zhytet, por qëndron anash gotës veza është rreth 1-2 javë e vjetër. Nëse veza lundron në sipërfaqen e ujit, është shumë e vjetër për t’u ngrënë.
Ka edhe një mënyrë tjetër për të dalluar vezët e freskëta. Kushtojini vëmendje ngjyrës së të verdhës së vezës. Një vezë e pasterizuar ka një ngjyrë të fortë dhe të errët të së verdhës. Ndërkohë një vezë tjetër, ka një ngjyrë të zbehtë të saj.
Bëni testin e zhurmës tek çokollata
Për të kontrolluar përmbajtën e kakaos tek çokollata juaj bëni këtë test të thjeshtë. Ndajeni çokollatën përgjysmë dhe dëgjoni zhurmën. Sa më e lartë të jetë, aq më e përqendruar do të jetë sasia e kakaos, gjë që flet për një cilësi të mirë të saj.
Kujdes me midhjet
Sigurohuni që midhjet që do të gatuani janë të mbyllura mirë. Nëse shikoni ndonjë midhje të hapur shtypeni me dorë, Nëse mbyllet do të thotë që është gjallë dhe mund të hahet, Në të kundërt, hidheni sepse midhja është e ngordhur. Kur t’i zieni, të gjitha midhjet duhet të hapen. Nëse ndodh që ndonjë mbetet e mbyllur, atëherë është më mirë ta hidhni.
Si të zgjidhni banane organike
Dallimi kryesor midis bananeve organike dhe jo-organike është se bananet konvencionale mund të rriten me përdorimin e plehrave sintetike, insekticide dhe herbicide. Frutat organike rriten me ndihmën e substancave natyrore. Kur zgjidhni banane, shmangni ato me ngjyrë gri. Këto banane nuk janë të shijshme dhe ngjyra e tyre mund të nënkuptojë se ato janë zgjedhur para se të ishin të pjekura ose se janë ruajtur në kushte të papërshtatshme për një kohë të gjatë.
Zgjidhni banane me një ngjyrë të verdhë të gjallë. Mos shmangni bananet me pika të vogla të errëta në lëkurë. Këto fruta janë plotësisht të pjekura. Aroma dhe shija e tyre është shumë e mirë!/neps.al