Lajme

Mbi burimin e racizmit serb ndaj shqiptarëve

Vigan Qorrolli ka postuar një tekst në faqen e tij në facebook:

Në shekullin e 20’të në Ballkan është filluar me furi të tejkalohet trashëgimia perandorake. Ky proces zgjat deri më sot. Projekti nacional serb dëshiron ta harrojë trashëgiminë perandorake, pra atë habsburgase dhe osmane. Në përfytyrimin e Serbisë shqiptarët përfaqësojnë perandorinë e osmanëve. Kjo ka të bëjë edhe me atë se në kohën osmane serbët as që kanë parë me sytë e tyre turq të vërtetë. Përfaqësuesit e Perandorisë Osmane në trevat e banuara me serbë rëndom kanë qenë boshnjakë apo shqiptarë të islamizuar. Vetë shqiptarët kanë një raport të tensionuar ndaj trashëgimisë osmane. Politika e jashtme neoosmane e Turqisë po u qepet shqiptarëve myslimanë duke ua kujtuar pozitën e rëndësishme në Perandori. Nga ana tjetër Lëvizja Kombëtare Shqiptare është themeluar duke u distancuar nga Perandoria Osmane dhe projekti nacional shqiptar bazohej në europianizimin dhe sekularizimin e kombit me shumicë myslimane.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

~ Oliver Jens Schmitt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *