Londra anulon festimet e Vitit të ri, shkak rritja e rasteve me omicron
BRITANI E MADHE- Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e Ri për shkak të rritjes drastike të rasteve me variantin Omicron. Mediat e huaja shkruajnë se lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
Me infektimet Covid-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar”, -njoftoi ai.
Spektaklin madhështor për festën e Vitit të Ri, qytetarët do të kenë mundësi ta shohin përmes televizorit.
Rruga Press