Bota

Sherr masiv në kuvendin e shtetit afrikan, grushta e shpulla ministrit ganez

AFRIKË- Ministri për Rininë dhe Sportin, Mustapha Ussif ka marrë shpulla e grushta pas një sherri masiv në Parlamentin e Ganës. Mediat e huaja raportojnë se përledhja masive filloi si shkak i një debati për një taksë ndaj transaksioneve elektronike, çështje që i ka përçarë ligjvënësit.Deputetët vrapuan drejt foltores, pasi kryetari Alban Bagbin sugjeroi se taksa do të diskutohet dhe do të votohet sipas një procedure të përshpejtuar.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Në pamjet e videos shihen dhjetëra deputetë të opozitës të shkëmbenin grushte me kolegët e tyre në anën e mazhorancës, ndërsa disa zyrtarë të parlamentit u përpoqën të mbronin karrigen e Kryetarit dhe topuzën e parlamentit nga sulmi. Disa sulmuan me grushte e shpulla, ndërsa të tjerët mundoheshin që t’i qetësonin personat gjaknxehtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *