Lajme

‘Voldemorti i zgjerimit’/ Varhelyi po përkrah autokratët e Ballkanit

Në tryezën e organizuar në Tiranë për nismën Ballkani i Hapur, foli në një lidhje live edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Akoma pa mbaruar fjalën e tij, mediat pranë qeverisë nxituan që të shpallin se Bashkimi Europian po mbështet nismën e Ballkanit të Hapur.

Vetë Varhelyi deklaroi se mbështet një nismë gjithëpërfshirëse. Por duket qartë se prania virtuale e Varhelyi ishte e nevojshme që Rama dhe Vuçiç ta përdorin për politikën e ditës, më shumë sesa për një mbështetje substanciale për nismën serbomadhe.

Vetë Varheyli është një figurë kontroverse, i cili është akuzuar shpesh nga mediat më të njohura në Bruksel se po përkrah autokratët e Ballkanit. Portali i madh, Politico, në një investigim të gjatë, hedh akuza të rënda ndaj Varhelyi.

Sipas analizës, një diplomat i BE-së e ka cilësuar atë si Voldemorti i Zgjerimit, duke iu referuar me emrin e personazhit të zi të serisë Harry Potter, në të cilën, Voldemorti (i përkthyer në shqip si Fluronvdekje), arrin të rrëmbejë pushtetin në republikën e magjisë përmes një grushti shteti të heshtur.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Varhelyi akuzohet se ka mbyllur sytë para rënies dramatike të standardeve demokratike në Serbi, një vend që është klasifikuar nga Freedom House si “pjesërisht i lirë” nga statusi i mëparshëm “i lirë”. Zyrtarë të ndryshëm të Drejtorisë së Zgjerimit, të cituar pa emër nga raporti, ankohen se komisioneri i ka shtyrë ata të mos shohin me vëmendje situatën me qëllim që të nxisin përparimin e anëtarësimit, veçanërisht të Serbisë.

“Ai po ndjek axhendën e shefave të tij në Budapest, duke flirtuar me liderët autokratë dhe duke injoruar çështjet që lidhen me sundimin e ligjit,” tha një tjetër diplomat.

“Sipas më shumë se një duzine zyrtarësh nga institucione të shumta dhe një analize të dokumenteve të brendshme, Komisioneri Europian Oliver Varhelyi ka minimizuar shqetësimet rreth sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në vendet kandidate për anëtarësim në BE,” shkruan Politico në një investigim të gjatë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Çdo vëzhgues i kujdesshëm në Shqipëri dhe Ballkan e ka vënë re se gjuha e Komisionit Europian ndryshon shumë nga realiteti në vend, pasi është më rozë. Me raportet dhe fjalimet e tij, Varhelyi po dëmton besueshmërinë e Komisionit Europian, tha një zyrtar i Komisionit, që kërkonte të ruante anonimatin.

“Ai po dobëson politikat e BE në Ballkanin Perëndimor në terma afatgjatë”, shtoi zyrtari.

Kurse një diploma tha se fjalimet e Varhelyi nuk përputhen fare me realitetin. Kurse një eurodeputet austriak, Andreas Schieder tha se zbatimi i sundimit të ligjit është çështja kyçe në Ballkanin Perëndimor, por Komisioni dhe në veçanti Komisioneri Varhelyi nuk po japin një shtysë të fortë në këtë drejtim.

Edhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik tha: “Më mungon shumë sundimi i ligjit. Nuk e kam parë të flasë për këtë gjë, sidomos për Serbinë, ku nuk ka asnjë progres në këtë drejtim”. /syri.net

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *