Kur gabimi kushton, pronari shet veprën e artit 281 mijë dollarë më pak nga sa vlente
Imagjinoni për një moment sikur të ngatërroheshit kur të vendosnit çmimin e një produkti që doni të shisni dhe si pasojë të humbisni mbi 281 mijë dollarë.
Kjo i ndodhi pronarit të një vepre arti digjitale, i cili në vend të shkruante 284 mijë dollarë shkroi 2844 dollarë. Vepra u shit në kohë rekord për një të qindtën e çmimit të saj të vërtetë.
Bëhët fjalë për një pasuri digjitale NFT. Këto të fundit janë njësi unike të të dhënave të ruajtura në një libër dixhital. Ato transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t’u tregtuar në një treg për asete të tilla.
Pronari i veprës tha se u trishtuar për 5 minuta por më pas e mblodhi veten sepse dëmi ishte bërë.
Arti virtual ka marrë vëmendje kohëve të fundit falë mbështetjes së emrave të njohur si Elon Musk, apo Lindsay Lohan.
Rruga Press