Lajme

Protesta/ Akuzohen se dogjën flamujt e Serbisë, 2 të arrestuar, 6 të tjerë procedohen penalisht

Dy persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë u proceduan penalisht për djegien e 4 flamujve të Serbisë, të vendosura përgjatë bulevardit përballë Kryeministrisë, gjatë protestës së djeshme.

Policia njoftoi këtë të Marte se, “pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë”, njofton më tej policia.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”, shtuan të njëjtat burime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *