Lajme

OBSH-ja bën lutje: Anuloni festimet e Vitit të Ri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lutur njerëzit të anulojnë planet e tyre për fetë në fundvit që të mbrohet shëndeti publik nga shpërndarje e shpejtë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

“Një ngjarje e anuluar është më mirë se anulim i gjithë jetës”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nganjëherë duhen marrë “vendime të vështira”.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

“Në disa raste kjo do të thotë anulim ose edhe shtyrje planesh”, ka deklaruar ai.

Komentet e tij erdhën pasi ekspertët shëndetësorë deklaruan se Omicroni është varianti dominues në SHBA.

Tedros u shpreh se tani ka dëshmi se varianti “shpërndahet shumë më shpejt se varianti Delta”.

Një numër shtetesh – përfshirë Francën e Gjermaninë – tashmë kanë marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit. Holanda po ashtu.

Lexo më shumë  Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet për Presidentin

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden, s’po planifikon të mbyllë shtetin, por është këshilluar të shmangen vizitat në disa shtete.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *