Lajme

Fundviti rrit çmimet, shtrenjtohen me 5 deri në 10% frutat e perimet

Pasi arritën nivelin më të lartë në një dekadë, çmimet po vijojnë të shtrenjtohen. Festat e fundvitit janë njëra arsye. Rritja që varion nga 5 në 10 për qind, në varësi të produkteve po rëndon direkt xhepat e qytetarëve.

Frutat, perimet dhe zarzavatet po pësojnë edhe rritjen më të madhe në çmime.

Lexo më shumë  Endrit Shala i PDK-së dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Nga ana tjetër, tregtarët ankohen për rënie të kërkesës.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në nëntor shqiptarët paguan më shtrenjtë se kurdoherë tjetër në 10 vitet e fundit për ato çka konsumuan. Zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve bëri që inflacioni të kapërcente nivelin 3.1 për qind, duke u futur në një etapë të re krize çmimesh.

Lexo më shumë  SPAK godet sërish, sekuestron 150 milionë euro pasuri nga paratë e kokainës të futura në sektorin e ndërtimit dhe lëshon fletarreste për 10 autorët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *