Lajme

“Benz”-i në fron, shqiptarët përdorin makina të vjetra

Nga Erblina Mile

Shqiptarët detyrohen që të përdorin automjete të vjetra për shkak të ekonomisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 91% e qytetarëve që zotërojnë një makinë e kanë atë më të vjetër se 10 vite edhe pse automjetet e vjetra kanë më shumë taksa në krahasim me automjetet e reja.

Nëse i ndajmë sipas viteve 26% e autoveturave që qarkullojë në vend janë të prodhuara përpara vitit 2000, ose më shumë se 20 vjet të vjetra. Automjetet  me  më shumë se 10 vite  zënë 65%  të totalit të automjeteve në vend dhe janë prodhim midis viteve 2000-2010.Ndërsa Vetëm 9% e autoveturave rezultojnë se  janë më pak se 10 vjeçare.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Përsa i përket  markave shqiptarët vijojnë të preferojnë makinat e prodhuara në Gjermani. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se nga 540 mijë automjete 18.2%  janë  Mercedes Benz të cilat renditen të parat, më pas vjen Volkswagen me 17% të totalit dhe e treta  “Daimler Chrysler” .

Në vitin 2020, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 676.811 mjete, duke u rritur me 7,6 % nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë.

Sipas raportit  konstatohet se qytetarët shqiptarët preferojnë automjetet me kambio “Manuale” pasi ato  zënë pjesën më të madhe me rreth 65 %  Ndërsa numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë deri në vitin 2020, përdorin lëndë djegëse “naftë”, ndjekur nga autoveturat që përdorin “benzinë” me 18,2%./ Abcnews.al

Rruga Press

Lexo më shumë  Paralajmërohen veprime konkrete lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

YouTube player

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *