Bota

Fiton zgjedhjet/ 35-vjeçari me origjinë kroate bëhet President i Kilit

Gabriel Boriq, me prejardhje nga Kroacia, është Presidenti më i ri në moshë që është zgjedhur ndonjëherë në Kili.

Politikani me bindje të majta, në të kaluarën lider i studentëve, Gabriel Boriq, bëhet Presidenti më i ri i Kilit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në shtetin e Amerikës Latine.

Boriq ka fituar 55.87 për qind të votave, duke e siguruar kështu fitoren kundër kundërshtarit të tij, që vinte nga kampi i të djathëve në Kili, Jose Antonio Kast, shkruan CNN. 

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Presidenti i ri i Kilit i ka falëndëruar popullin kilian për besimin që i dhanë në zgjedhjet e mbajtura.

“Dua ta fillojë këtë moment historik, që është jashtëzakonisht emocionues, duke qenë në sy të gjithë Kilit dhe të gjithë botës, të falëndërojë të gjithë kilianët që dolën të votojnë, duke e nderuar përpjekjen e tyre për demokraci”, tha Boriq.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai ka origjinë nga Kroacia.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Babai i presidentit të zgjedhur kilian, Luis Boriq, i ka thënë AFP-së se djali i tij ka krijuar mendime politike që në moshë të re.

Mediat kroate i kanë ndjekur më me shumë interesim zhvillimet në Kili, pasi kandidati i kampit të majtë, që tash u zgjodh president, kishte rrënjët nga Kroacia, nga ku paraardhësit e tij u larguan në shekullin e 19-t. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *