Edhe djali i multimiliarderit Soros në darkën zyrtare të Ramës me Vuqiçin dhe Zaevin
Djali i multimiliaderit amerikan George Soros, Alex Soros që është dhe drejtuesi i fondacionit “Shoqëri e Hapur” do të jetë I pranishëm në darkën zyrtare që do të mbahet sot në mbrëmje në Elbasan të shtruar për presidentin serb Aleksandër Vuqiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe delegacionet që i shoqërojnë.
Gjithashtu kësaj darke do ti bashkohet edhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien
Kryeministri Edi Rama do të jetë nikoqiri i tyre.
Ndërkohë nesër më 21 dhjetor, tri liderët do të zhvillojnë takim në Tiranë dhe në këtë takim, përmes video-lidhjes do të marrë pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk duhet parë si një nismë që zëvendëson Bashkimin Europian.
“Nuk mendoj seduhet parë në atë mënyrë. Do duhet shumë kohë të shkojmë në BE. Kjo ka të bëjë me atë nëse ne do të veprojmë sikur të mos kemi nevojë për afërsi apo hapje në Ballkan.” ose do të marrim disa masa dhe do t’i miratojmë ato kritere dhe vlera evropiane, pavarësisht nëse jemi zyrtarisht anëtarë të BE-së apo jo. tha Daçiç për Tanjug.
Rruga Press