Sport

UEFA eliminon Tottenhamin në tavolinë nga Liga e Konferencës

Tottenhami është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi UEFA konfirmoi se Rennesit i është dhënë fitorja 3:0 për ndeshjen e tyre të shtyrë në fillim të këtij muaji.

Spurs njoftoi se ndeshja e tyre kundër Rennes nuk mund të zhvillohej pasi tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me COVID-19.

Rennes kritikoi Tottenhamin për marrjen e një “vendimi të njëanshëm” dhe akuzoi Spurs për “mungesë të lojës së ndershme”.

UEFA njoftoi të shtunën se ndeshja e shtyrë nuk do të riluhet pasi dy klubet nuk mund të gjenin një datë për të luajtur ndeshjen.

Një fitore 3:0 për Rennesin do të thotë që Spurs përfundojnë të tretët në Grupin G dhe eliminohen.

Vitesse kualifikohet në vendin e dytë pas Rennesit dhe do të përballet me Rapid Viennan në raundin tjetër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *