“Është pothuajse satanike”, Papa Françesku dënon dhunën në familje
Papa Françesku ka dënuar dhunën në familje kundër grave, duke e cilësuar “pothuajse satanike”.
Kreu i Kishës Katolike bëri vërejtjen gjatë një emisioni të transmetuar në rrjetin TG5 të Italisë të dielën, 19 dhjetor.
Papa ankua për numrin “shumë të lartë” të grave “, të cilat janë rrahur dhe dhunuar në shtëpitë e tyre.
“Problemi është se, për mua, është pothuajse satanike, sepse është duke përfituar nga një person që nuk mund të mbrohet. Është poshtëruese. Shumë poshtëruese, ” tha Papa Françesku.
Ndër të tjera papa foli me një grua, e cila tha se ishte arratisur nga shtëpia me katër fëmijët e saj, pasi e dhunonte bashkëshorti.
Papa sqaroi se gratë që janë abuzuar nuk kanë humbur dinjitetin e tyre.
“Unë shoh dinjitet tek ju, sepse nëse nuk do të kishit dinjitet, nuk do të ishit këtu”, i tha Papa gruas që ishte larguar nga shtëpia me katër fëmijët e saj, pasi burrri ishte i dhunshëm.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Papa Françesku ka bërë disa komente për abuzimet në familje.
Sipas një raporti të OKB-së që mbulonte 13 vende, gjysma e grave të anketuara thanë se kishin përjetuar një formë dhune që nga fillimi i pandemisë.
Rruga Press