Protesta e sotme, Sali Berisha paralajmërim Vuçiçit: Sllobodani i ri
Në prag të protestës së sotme, e cila mbahet në orën 16:00, ish-kryeministri, Sali Berisha postoi një video me thirrjen e tij.
Në Kuvendin e Rithemelimit, Berisha bëri thirrje për të pritur me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Është Ballkani i interesave antikombëtare, zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Gebëlsin e Millosheviçit apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje”, deklaroi Berisha.
Protesta e sotme do të mbahet kundër Ballkanit të Hapur, por edhe kundër aferës korruptive të inceneratorëve.
Rruga Press