Lajme

Papunësia tek të rinjtë, 19.9% në tremujorin e tretë të vitit

Bëhet fjalë për rreth 11 %  të të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç, të papunë në vend, të cilët  përpjekjet e dështuara i kanë dekurajuar.

Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave në anketën e fundit të  forcave të punës.

Punësimi tek të rinjtë ka mbetur në vend numëro. Papunësinë tek këto mosha sipas INSTAT  përllogaritet në 19.9%. Niveli nuk ka ndryshuar nga prilli deri në shtator.

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Më  e lartë  papunësia rezulton tek femrat se tek meshkujt me përkatësisht  në nivelet e 20.7 % dhe 19.3%.

Femrat pa punë  janë shtuar me 1.1 % tremujorin e tretë në raport të dytin ndërsa  meshkujt kanë rënë me 0.8%

Ndërkohë  70.8%   e të rinjve ekonomikisht jo aktiv  sipas Institutit të Statistikave  nuk kërkojnë punë pasi po ndjekin  studimet./abc/

Rruga Press

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *