Kuriozitete

Supa tradicionale e Haitit futet në listën e trashëgimisë kulturore

Trupa kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, e vendosi supën tradicionale të Haitit e cila cilësohet si simbol i pavarësisë së vendit, në listën e saj të trashëgimisë kulturore.

Supa “joumou” është “më shumë se vetëm një pjatë e zakonshme”, ka thënë drejtuesja gjeneralë e UNESCO-s, Audrey Azoulay. “Tregon historinë e heronjve dhe heroinave të pavarësisë së Haitit, luftën e tyre për të drejtat e njeriut dhe lirinë e tyre të fituar me vështirësi”.

Supa me bazë kungulli u bë një simbol i gjërave të ndaluara prej kohësh për skllevërit nën dominimin francez derisa Haiti fitoi pavarësinë më 1 janar 1804, si kombi i parë i krijuar nga skllevërit e zinj kryengritës, shkruan AP.

Ata festuan lirinë e tyre duke konsumuar më në fund supën dhe haitianët e shërbejnë tradicionalisht atë në ditën e Vitit të Ri për të përkujtuar përvjetorin e çlirimit nga skllavëria.

UNSECO tha se Komiteti i saj i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale i dha statusin e mbrojtur supës “Joumou”./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *