Sport

Shorti i Champions-it, Ceferin bën “mea culpa”: Gabim i UEFA-s, kërkojmë ndjesë!

“Nuk ishte një gabim njerëzor, ishte një gabim i UEFA-s. U kërkojmë falje të gjithëve”.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i rikthehet gafës së pabesueshme me hedhjen e shortit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve të hënën në Nion, i cili u desh të rihidhej edhe një herë për shkak të një gabimi teknik me ndarjen e goglave.

“Vareshim nga teknologjia dhe ndoshta duhet të jemi më pak të varur”, shtoi kreu i qeverisë europiane të futbollit nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ditën e enjte:

“Morëm informacionin se diçka nuk po shkonte me programin. UEFA kontaktoi përgjegjësit e tij dhe u vendos që i gjithë shorti duhej përsëritur, sepse nuk dihej me saktësi kur ishte verifikuar gabimi”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *