Lajme

Gabriel Escobar i shkon në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Washington

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, i ka shkuar dje në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Washington, Ilir Dugollit.

Për këtë vizitë të Escobarit ka njoftuar vetë Dugolli, përmes një postimi në Twitter.

Dugolli ka bërë me dije se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për një sërë çështjesh.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës: Asnjë rast i vrasjes në vitin 2025 në veri

“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli në Twitter.

Kush është Ilir Dugolli?

Ilir Dugolli ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi.

Lexo më shumë  Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë që mbronë paligjshmërinë e oligarkut

Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.

Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *