Bota

Australia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Australia dhe Britania e Madhe nënshkruan të premten një marrëveshje të tregtisë së lirë që do të eliminojë pothuajse të gjitha taksat mbi eksportet midis vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie virtuale nga Ministri Australian i Tregtisë Dan Tehan në Adelaide dhe Sekretarja e Shtetit e Britanisë për Tregtinë Ndërkombëtare Anne-Marie Trevelyan në Londër.

Marrëveshja eleminon 99% të taksave mbi eksportet, duke i kursyer Australisë rreth 10 miliardë dollarë (8.8 miliardë euro) në eksporte. Produktet e eksportit përfshijnë mishin e qengjit, viçit, sheqerin dhe bulmetin. Verërave australiane që hyjnë në Britani, do u hiqen tarifat vjetore prej 40 milionë dollarësh (25.3 milionë euro).

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Ndërsa Britanisë, marrëveshja pritet t’i kursejë 200 milionë dollarë (126.5 milionë euro) në vit për artikuj të tillë si makina, uiski dhe produkte kozmetike. Eksportuesit australianë të bujqësisë do të kenë gjithashtu akses më të mirë në tregun britanik.

Australianët dhe britanikët do ta kenë po ashtu më të lehtë të jetojnë dhe punojnë në vendin tjetër.

Lexo më shumë  Papa thotë se plani i Trumpit për të dëbuar emigrantët është “turp”

Marrëveshja në parim midis dy kombeve u njoftua nga kryeministrat Scott Morrison i Australisë dhe Boris Johnson i Britanisë në qershor, pas muajsh negociatash.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *