Lajme

Dhuna ndaj gazetares, Rrjeti për Gazetari të Pavarur: Dënojmë aktin e shëmtuar

TIRANË – Rrjeti për Gazetari të Pavarur ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë kur një gazetare e Fax Neës është sulmuar fizikisht nga dy persona, teksa ajo po raportonte. Në reagimin e këtij rrjeti, thuhet se mirëpresin një hetim të mirëdetajuar për ngarjen dhe hetimin e dy të dyshuarve.

“Dënojmë sulmin fizik ndaj gazetares së televizionit ‘Fax News’ Besarta Demushaj nga dy persona teksa ajo po raportonte në Tiranë. Mirëpresim procedurën penale kundër dy të dyshuarve.”, thuhet në reagimin e Rrjetit për Gazetari të Pavarur.

Lexo më shumë  Daily Mail citon Irfan Azizin në gjykatën britanike: "Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin (Edi Rama) me urdhër të tij dhe për Ministrin e Brendshëm. Kam prova""

Gazetarja Besarta Demushi, 24 vjeçe e punësuar pranë FaxNews është dhunuar e goditur nga biznesmeni Tahir Numani, 62 vjeç e kunati i tij A. Z., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se gazetarja Demushi ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur e goditur.

Konkretisht ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin biznesmeni Numani e kunati i tij kishin konflikt pronësi me një person të tretë. Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Vetë gazetarja ka rrëfyer para grupit hetimor se është tërhequr zvarrë nga Numani bashkë me operatorin e të njëjtit televizion, Majklen Sinka. 24-vjeçarja ka treguar se gjithashtu e kanë ofenduar, ndërsa ajo vetë për tu mbrojtur ka përdorur stativin e telefonit. Por, pavarësisht kësaj dëshmie, në njoftimin zyrtar policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është ndërmarrë ndaj dy burrave është ‘procedimi penal’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *