Kurti: Po zhvillohemi ekonomikisht edhe pa na njohur Serbia
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka thënë se edhe pa njohje të Serbisë, vendi që ai drejton po shënon përparim në zhvillim ekonomik dhe një temë e tillë është hiperbolizuar shumë në opinionin publike.
Kurti thotë se e ka mbajtur premtimin për mos ta pasur dialogun në prioritetet e tij, duke u bazuar në vëllimin e kohës që i merr çdo ditë.
“Nëse e shikoni çfarë kam bërë çdo ditë të kësaj qeverisje të dytë, si vëllim kohe nuk është dialogu me Serbinë në tri prioritetet e para, në kuptimi sa më merr koha mua, sa energji më merr, pra ashtu siç kam thënë. E kur flas në media e në forume ndërkombëtare, aty dialogu me Serbinë ka më shumë vëllim kohe, pasi detyrohem të përgjigjem. Situata pradigmatike është nga dimensioni i kohës kur pavarësia na njihet në fund, ku së pari ka koncesion. Njohja e ndërsjellë është në qendër. Jemi të vetëdijshëm që marrëveshjen e ardhshme me Serbinë, njohja reciproke është në qendër. Pavarësia e Kosovës nuk varet nga njohja e Serbisë. Nuk e kam ndërmend ta lusë diku për njohjen nga Serbia. 9.9 për qind e kemi rritjen ekonomike pa na njohur Serbia. Janë rritur investimet e huaja direkte për 55 për qind. Rritja e të hyrave tatimor është bërë kur populli e di që çka paguan tatime, nuk i vidhen. I kemi miratuar 106 projektligje, s’kanë lidhje me Serbinë. Kurrë më shumë vizita nga ndërkombëtarët dhe te ndërkombëtare nuk ka pasur se këtë vit, as kur është shpallur pavarësia. Është hiperbolizuar shumë kjo temë. Ne vetëm duhet të tregojmë se mundemi edhe pa Serbinë. Kjo e përmirëson imazhin tonë ndërkombëtar”, deklaroi Kurti në “Desku” KTV-së.
Rruga Press

