EMA: Pilula Pfizer përballon variantin Omicron
BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka bërë me dije se pilula e krijuar nga Pfizer për Covid-19 mund të përdoret në mënyrë eksperimentale, deri sa të marrë autorizimin zyrtar. Abc shkruan se sipas EMA-s, pilula mund të përdoret për trajtuar personat e rritur të infektuar me COVID.
Gjithashtu në njoftimin e EMA-s, thuhet se pilula duhet të jepen sa më shpejt nga momenti që je diagnostifikuar me Covid si dhe brenda 5 ditëve që nga fillimi i simptomave.
Dy ditë më parë Pfizer ka deklaruar se pilula e quajtur Paxlovid është 90% efektive. Gjithashtu është bërë me dije se kjo pilulë është efektive edhe variantit Omicron, gjjë që e cila ka marrë mbështetjen e EMA-s.
Rruga Press

