Lajme

Po pastronin fasadën e kompanisë, 2 gra rrëzohen nga vinçi 15 m i lartë në Dropull

DROPULL – Një aksident në punë ka ndodhur në mesnatën e  kaluar në Dropull. Të plagosura kanë mbetur dy gra. ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave të  një kompanie të prodhimit të kruasanëve.

Mësohet se, ishte improvizuar një vinç me një kovë sipër së cilës po qëndronin gratë. Por befas kova shkëputet dhe gratë rrëzohen nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Lexo më shumë  ​“Tronditi themelet e shtetit”, Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

Mesohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *