Lajme

Shiroka pa drita, Bashkia e Shkodrës: U grabitën 192 m kabëll elektrik

Bashkia kërkon ndihmën e policisë për arrestimin e personave përgjegjës, pasi kjo vjedhje është rast i përsëritur disa herë.

SHKODËR – Bashkia e Shkodrës denoncoi vjedhjen e 192 m kabëll elektrik në rrjetin e ndriçimit në rrugën e Shirokës. Në faqen zyrtare, bashkia e qytetit raporton se defekti është zgjidhur dhe pas vendosjes së kabllit elektrik është rikthyer energjia elektrike.

Bashkia Shkodër shton se ky nuk është rasti i parë i dëmtimit të rrjetit të furnizimit me energji elektrike në rrugën e Shirokës. Për ngjarjen e fundit është kërkuar dhe vënia në veprim e policisë për të gjetur personat përgjegjës për këtë ngjarje.

Lexo më shumë  Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje

NJOFTIMI I BASHKISË SHKODëR

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar përmes vjedhjes rrjetin e ndriçimit në rrugën e Shirokës. Janë 192 metër kabëll që janë grabitur, duke bërë që të mungojë ndriçimi publik në një pjesë të aksit që frekuentohet më së shumti nga shkodranët.Njesia e Ofrimit të Sherbimeve e Bashkisë Shkodër, ka ndërhyrë menjëherë duke mundësuar zëvendësimin e kabllit që është grabitur nga keqdashës dhe rikthimin e ndriçimit publik në rrugën e Shirokës.

Fatkeqësisht, ndriçimi publik është dëmtuar disa herë në këtë rrugë dhe është dashur ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për zëvendësimin e kabllit elektrik. Përsërisim thirrjen tonë për Komisariatin e Policisë së Shkodrës që të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë keqbërësit që dëmtojnë pronën tonë të përbashkët.

YouTube player

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *