Bota

Agjencia e BE-së mbështet përdorimin emergjent të pilulës së Pfizer kundër COVID-19

Rregullatori i Barnave për Bashkimin Evropian, të enjten (16 dhjetor) i ka lejuar shteteve anëtare të BE-së përdorimin e pilulës së Pfizer kundër COVID-19.

Kjo leje u dha si masë emergjente për të ndaluar një valë të re të sëmundjes, para se ky bar të aprovohet formalisht për përdorim.

Gjigandi farmaceutik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha këtë javë se pilula- një trajtim i ri që është i paraparë të përballojë variantin Omicron- ka zvogëluar numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve tek njerëzit me rrezik, deri në 90 për qind.

Lexo më shumë  Parisi e Seuli, bashkë për Hormuzin/ Macron: Do bashkëpunojmë për hapjen e ngushticës

“Produkti medicinal, që ende nuk është autorizuar në BE, mund të përdoret për të trajtuar të rriturit me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për shtesa të oksigjenit dhe të cilët janë në rrezik të shtuar për të kaluar në sëmundje të rëndë”, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një deklaratë.

EMA e ka lëshuar këtë deklaratë për të mbështetur autoritetet shtetërore që mund të vendosin në përdorim të hershëm këtë terapi… për shembull për përdorim emergjent, në një periudhë ku shkalla e infektimit është rritur së bashku me vdekjet nga COVID-19 në BE.

Lexo më shumë  Rubio sheh “vijën e finishit” në luftën me Iranin

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *