Bota

Brukseli u shtrëngon rripat amerikaneve Big Tech

Një paketë e re ligjore tkurr aktivitetin e gjigantëve të teknologjisë në kontinentin e vjetër. Europarlamenti ka miratuar të mërkurën Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), i cili vendos kufizime të rrepta në sjelljen e të ashtuquajturave platforma “gatekeeper”, çka përfshin rregullat se si ato mund të zgjerohen dhe detyrimin për t’u ofruar klientëve akses në shërbimet rivale.

Në qendër të këtyre masave janë kompanitë e mëdha teknologjike kryesisht amerikane, si Google, Amazon, Facebook, Apple dhe Microsoft – një përzgjedhje që tashmë i ka zemëruar zyrtarët amerikanë, të cilët akuzojnë Brukselin se ka vënë padrejtësisht në shënjestër firmat e Silicon Valley.

Rregullat e reja u miratuan me shumicë të gjerë, ndërsa disa prej eurodeputetëve thanë se paketa mund të ndikojë në mënyrën se si miliona njerëz përdorin produktet dhe shërbimet dixhitale të përditshme.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Në të ardhmen, Komisioni Evropian nuk do të vrapojë më pas kompanive Big Tech“, citohet nga Politico eurodeputeti gjerman Andreas Schwab, një nga hartuesit e projektligjit.

Komisioni do të ketë në dorë hapjen ose jo të dritës jeshile paraprakisht kur kompanitë e mëdha të teknologjisë duan të krijojnë modele të reja biznesi.”

Ndryshime e reja ligjore synojnë të kufizojnë të ashtuquajturat “blerje vrasëse” – praktikisht rastet kur firmat e Big Tech blejnë kompani më të vogla start-up dhe vrasin risitë që sjellin ato në treg. Ligji i ri kufizon blerje të tilla në rastet kur zbulohet se kanë shkelur sistematikisht DMA.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Një tjetër ndryshim parashikon që firmat e Big Tech t’u lejojnë përdoruesve që të çinstalojnë aplikacionet e instaluara paraprakisht dhe të ofrojnë mundësinë e kalimit në aplikacionet rivale.

Kjo mund të nënkuptojë që në vend që të blejnë një pajisje Android me shfletuesin Google Chrome të instaluar tashmë, përdoruesve do t’u jepet mundësia të zgjedhin një tjetër broëser.

Çuditërisht, ky ndryshim u mbështet shumë nga një kontigjent rivalësh të Google, duke përfshirë DuckDuckGo, Ecosia, Lilo, Qwant dhe Seznam.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *