FOTO/ Qindra gjurmë dinosauri zbulohen në Poloni
Qindra gjurmë dinozauri, janë gjetur në Poloni së fundmi.
Të përshkruara nga Instituti Gjeologjik Polak-Instituti Kombëtar i Kërkimeve si një thesar, gjurmët dhe kockat e fosilizuara u gjetën në një minierë balte të hapur në Borkowice, 130 kilometra (80 milje) në jug të Varshavës.
“Në gjurmët e lëna nga dinosaurët, mund të lexoni sjelljen dhe zakonet e tyre… ne kemi gjurmë të lënë nga dinosaurët që vrapojnë, notojnë, pushojnë dhe ulen”, tha gjeologu Grzegorz Niedzwiedzki.
Gjurmët më të mëdha të këmbëve të dinosaurëve janë 40 centimetra të gjata dhe në shumë raste lëkura mund të shihet në detaje. Disa qindra gjurmë dinosauri, që përfaqësojnë të paktën shtatë lloje, janë gjetur dhe gjeologët thonë se ka të ngjarë të gjejnë më shumë. /abcnews.al