Bota

Amerikanët dërguan aeroplanë luftarakë F-15 në Rumani

Uashingtoni ka dërguar aeroplanët luftarakë F-15 në Rumani për të patrulluar qiellin pranë kufijve të Rusisë, si pjesë e një misioni të NATO-s të krijuar për të zmbrapsur Moskën nga rajoni i Detit të Zi dhe Ukraina.

Aeroplanët luftarakë F-15E Strike Eagle u ulën në aeroportin Campia Turzli në Rumaninë qendrore të mërkurën dhe do të patrullojnë qiellin duke u ngritur nga një bazë pranë bregut të Detit të Zi së bashku me aeroplanët luftarakë rumunë dhe aeroplanët italian, Eurofighter Typhoon, njoftoi NATO.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Në vitin 2014, NATO rriti fluturimet e vëzhgimit dhe patrullimet ajrore pranë kufijve perëndimorë të Rusisë.

Përveç kësaj, NATO dhe Rusia po monitorojnë nga afër njëra-tjetrën dhe janë akuzuar gjithashtu për manovra të rrezikshme në ajër. Agjencia Shtetërore e Rusisë për Aviacionin Civil tha këtë muaj se një aeroplan rus pasagjerësh që fluturonte mbi Detin e Zi u detyrua të ndryshonte papritmas lartësinë për shkak të një avioni spiun të NATO-s që fluturonte afër.

Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur javët e fundit, me zyrtarë perëndimorë dhe media që pretendojnë se Moska po mbledh trupa dhe pajisje ushtarake për shkak të një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për një sulm ndaj Ukrainës. Presidenti Vladimir Putin tha se Moska po kërkonte garanci që NATO nuk do ta afronte infrastrukturën e saj ushtarake më afër kufijve të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *