Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, ndryshojnë kushtet e udhëtimit për shqiptarët
Italia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë deri më 31 mars 2022. Pas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë. Masat e reja për udhëtarët e huaj kanë filluar prej nga 26 tetori 2021 dhe do të zgjasin deri më 31 janar 2022. Njoftimi bën me dije se hyrja do t’ju mundësohet shtetasve shqiptarë që gëzojnë statusin e rezidencës.
Ndërsa qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për arsye:
– nevoja pune;
– rrethana urgjence;
– motive shëndetësore;
– motive studimi;
– kthim në vendbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.
Rruga Press