VIDEO / Kapet peshkaqeni dem në Durrës, peshon 300 kg dhe është 3 metra i gjatë
DURRËS – Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkatarëve të anijes “Delsi”, dhe sipas tyre bëhet fjalë për një specie e rrallë ujore, i njohur si peshkaqeni dem.
Sipas peshkatarëve, peshkaqeni është kapur në gjirin e Durrësit, peshon 300 kg dhe është rreth 3 metra.
Kjo nuk është hera e parë që në brigjet e detit Adriatik kapen peshkaqenë të përmasave të tilla.
Rruga Press