Opinion/Aktualitet

Shqipëria dhe bërlloku

Shkruan Enver Robelli

Domethënë: është arrestuar një ish-ministër i qeverisë socialiste në Tiranë me dyshimin e bazuar se ka vjedhur miliona euro përmes një skeme mashtrimi.

Ideja e qeverisë për ta pastruar Shqipërinë nga bërlloku ishte, parimisht, e mirë. E keqe, ndërkaq, ishte ideja se Shqipëria para së të pastrohet, duhet të plaçkitet deri në palcë, mirë e mirë, pa mëshirë.

Sipas gazetarëve hulumtues nga Tirana, arrestimi i një ish-ministri, në fakt, nuk është ndonjë ngjarje e madhe në këtë aferë, sepse skema e mashtrimit, po sipas gazetarëve të pavarur, shtrihet në nivele më të larta qeveritare, andaj mbetet të shihet nëse prokuroria e posaçme kundër korrupsionit (SPAK) do të ketë guxim të veprojë në drejtim të majave të pushtetit.

Për instalimin e pajisjeve për djegien e mbeturinave dhe pastaj prodhimin e energjisë janë nënshkruar kontrata fët e fët, me shpejtësi marramendëse, pa ekspertizë të qartë dhe bindëse, por fjala ishte (dhe është) për miliona: 22 në Elbasan, 430 në Tiranë, 130 në Durrës. Miliona, miliona euro, jo metelikë.

Në vende të tjera për këso skandalesh bie qeveria. Në vende të tjera mijëra qytetarë pushtojnë sheshet. Në Shqipëri pushteti është me fat. Nuk ka opozitë. As masë kritike. Dhe ato pak media që përpiqen të raportojnë për këtë skandal vazhdimisht pengohen nga zhurma e mediave të pushtetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *