Serbia i ndalon hyrjen ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla
Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, por që iu anulua.
Lajmin për Klankosova e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Rruga Press