Lajme

Eurodeputeti bullgar: Maqedonia është shteti i dytë bullgar në Ballkan

Eurodeputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Xhambazki ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është shteti i dytë bullgar në Ballkan.

Deklaratat e eurodeputetit vijnë pasi Kiril Petkov u bë kryeministri i ri i Bullgarisë dhe pas marrjes së postit tha se do të ketë një qasje më të butë në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Xhambazki insiston se qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndryshojë.

Lexo më shumë  Kurti: Fushata bombarduese e NATO-s ndaloi gjenocidin e spastrimin etnik

Një lajm në mediet perëndimore thotë se me zgjedhjen e kryeministrit të ri, qëndrimi jonë ndaj Maqedonisë ka ndryshuar. Kirill Petkov duhet të japë një shpjegim urgjent, sepse qëndrimi ndaj Maqedonisë nuk duhet të ndryshojë. Maqedonia është Bullgari dhe shteti i dytë bullgar në Ballkan.”

Qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut nuk mund të ndryshohet për shkak të presionit të disa partnerëve perëndimorë, për shkaqe ekonomike, apo financiare të fondit evropian.

Lexo më shumë  Çmimet e larta të naftës,qytetarët në Shqipëri paguajnë taksa për një litër, dyfishin e rajonit

“Nëse Kryeministri Petkov ndryshon qasjen ndaj Maqedonisë, atëherë ai po i nënshtrohet presionit të forcave antibullgare dhe agjencive të huaja. Kjo është e papranueshme.”

Eurodeputeti në mbyllje të reagimit tha se Bullgaria është mbi të gjitha, Rroftë Bullgaria!  Maqedonia është Bullgari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *