Kufizime për festat në Evropë nga frika e Omicron
Autoritetet në Itali këmbëngulin se të gjithë ata që punojnë në shkollat e vendit duhet të vaksinohen kundër COVID-19. Rregulli mbulon të gjithë ciklin e vaksinimit, duke përfshirë detyrimin për të marrë një dozë të tretë.
Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e variantit Omicron.
Policia, ushtria dhe personeli i shërbimeve të urgjencës duhet t’i binden urdhrave ose do të përballen me sanksione, të cilat mund të përfshijnë pezullimin nga puna pa pagesë.
Kur përhapja e Omicron po lëviz me shpejtësi, indikacionet tregojnë se simptomat mund të jenë më pak të rënda se varianti Delta, por kreu i OBSH-së e ka nja mesazh.
“Sigurisht që deri tani kemi kuptuar se ne e nënvlerësojmë këtë virus në rrezik. Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i rasteve mund të tejkalohet e të prek sistemet e papërgatitura shëndetësore”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkencëtarët në Holandë besojnë se brenda disa javësh, Omicron mund të jetë varianti dominues i COVID-it në vend.
Për të kufizuar përhapjen, kabineti qeverisës në largim po zgjeron masat kundër coronavirusit duke përfshirë mbylljen e shkollave më herët për festat e fundvitit.
“Kjo zgjatje e masave do të thotë që gjatë Krishtlindjeve, mbledhja deri në 4 persona maksimumi mbetet normë. Prandaj, rregulli është që të mos pranohen më shumë se katër persona mbi 13 vjeç në shtëpi. Nuk do të ketë përjashtim për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, u shpreh Mark Rutte, kryeministër i Holandës.
Efekti Omicron po ndihet në të gjithë Evropën. Skocia nuk bën përjashtim. Njerëzve u kërkohet të kufizojnë edhe organizimet festive. Shpresat për një Krishtlindje normale edhe këtë vit po shuhen shpejt.
Rruga Press