Lajme

Kurti: Fusnota është trashëgimi e qeverisjes së më hershme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësinë në referimin e Kosovës me fusnotë edhe në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”, që u publikua sot nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës.

Ai tha se përdorimi i fusnotës për Kosovën e kanë bezdi në forumet ndërkombëtare, pasi nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  EuroNatur: Shqipëria nuk ka respektuar procedurat

“Në forume ndërkombëtare e kemi bezdi fusnotën e cila është trashëgimi e qeverisjes së më hershme. Fusnota nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po as marrëveshjen e Brukselit. Në raport është përdorur fusnota sa herë është përdorur termi Kosova. Ky keqinterpretim dhe keqcitim duhet përmirësuar”, tha Kurti.

Duke folur për demokracinë lokale, kreu qeveritar tha se komunat gëzojnë nivel të lartë te kompetencave vetanake dhe qeverisjes së mirë.

Lexo më shumë  "Protesta e ka goditur legjitimitetin e Ramës, do ta detyrojë të dorëhiqet"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *