Lajme

Niveli i papunësisë, zbret në nivelin më të ulët prej pandemisë

Papunësia zbriti në nivelin më të ulët të regjistruar që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave që raporton INSTAT. Në tremujorin e tretë të vitit, pra periudhën Korrik-Shtator, shkalla e papunësisë arriti zyrtarisht në 11.3%.

Rritja më e madhe e punësimit u reflektua në industri, me 10.1% më shumë se një vit më parë, një sinjal i tejkalimit të krizës së shkaktuar nga pandemia, ndonëse në krahun tjetër, bujqësia shënoi një rënie të punësimit me 4.5%.

Lexo më shumë  Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit

Sipas ekspertit të tregut të punës Erion Muça, këto shifra mbi të gjitha reflektojnë sezonin veror dhe punësimin në turizëm.

Sipas Muçës, aktualisht vihet re një trend shqetësues, ku përballë rritjes së kostove, bizneset po shkurtojnë punonjësit joproduktivë.

 “Shohim një tendencë masive të disa sipërmarrjeve për të reduktuar numrin e punonjësve, duke mbingarkuar punonjësit që mbeten”, thotë ai.  Pavarësisht rimëkëmbjes në shifrat zyrtare, sipas Muçës, tregu i punës ka probleme të mëdha strukturore dhe ka nevojë për një plan strategjik të ndërhyrjes nga ana e qeverisë, për të orientuar punëkërkuesit drejt profesioneve të duhura./a2/

Lexo më shumë  Sveçla: As që bëhet fjalë të plotësohet kërkesa e Vuçiqit për kthimin e ish-policëve në veri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *