Lajme

Vrasje me agjente kimike? Vdekja e turistëve rusë, specialistë të NATO-s në hetime

Dy ekspertë të NATO-s janë përfshirë në hetimet për vdekjen e 4 turistëve rusë në një resort në Qerret të Kavajës, më 15 tetor.

A2 CNN ka mësuar se në eksperimentin hetimor dyditor që u zhvillua nga ushtria në ambientet e resortit, kanë qenë të pranishëm edhe dy specialistë të Aleancës së Atlantikut Verior. Gjithashtu, mësohet se pajisjet speciale me të cilat u krye eksperimenti hetimor janë marrë nga një vend fqinj.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Dyshimet kryesore tashmë janë për vrasje me agjentë kimikë ose biologjikë të turistëve rusë. Edhe prokuroria shqiptare e ka regjistruar çështjen si vrasje.

Në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi një prej anëtarëve të familjes ka qenë kolonel në drejtorinë e përgjithshme të policisë në Rusi. Përfshirja e dy ekspertëve të huaj në eksperimentin hetimor tregon se dyshimet kryesore janë se kemi të bëjnë me vrasje.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Turistët u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në Qerret. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Ata kishin hyrë në Shqipëri prej një jave. Turistët ishin pjesë e një grupi së bashku me shtetas të tjerë rus. Mësohet se prej disa ditësh ata ishin akomoduar në hotelin në Qerret, ku tragjikisht 4 prej tyre humbën jetën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *