Olaf Scholz: Jam kancelar edhe i atyre që nuk janë vaksinuar! Nuk do të ketë vija të kuqe
Qeveria e re federale në Gjermani dëshiron të jetë fleksibile sa i përket luftës kundër pandemisë së coronavirusit. Sipas kancelarit të ri Olaf Scholz, nuk do të ketë vija të kuqe.
Scholz nuk dëshiron të hedhë poshtë çfarëdo mase në luftën kundër coronavirusit.
“Nuk guxon të ketë vija të kuqe, e kështu të paktën na ka treguar kjo pandemi. Gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të ndjekim kursin nëse rrethanat e kërkojnë. Duhet vepruar shpejtë dhe me vendosmëri”, tha Schold për Bild am Zontag.
Politikani i SPD-së, nuk e mohon as mbylljen gjatë festave të fundvitit në Gjermani. Duke iu përgjigjur pyetjes, ai tha: “qeveria federale ka ndërmarrë masat rigoroze, çdo ditë do të kryejmë kontrolle dhe të konstatojmë nëse janë të mjaftueshme”.
Por kur është fjala për vaksinim, akoma ekziston një pjesë e shoqërisë në Gjermani që i refuzojnë për arsye të ndryshme. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), 69,5 për qind e popullatës është vaksinuar me nga dy doza me vaksinat kundër coronavirusit, 18,7 milionë njerëz (22,5) morën dozën shtesë.
Megjithatë kancelari nuk konsideron që Gjermania është ndarë në ata të vaksinuar dhe të pavaksinuar.
“Shumica e qytetarëve janë vaksinuar. Shumë duan ta bëjnë këtë së shpejti pasi kanë tejkaluar brengat e tyre”, shtoi Scholz i cili dëshiron një Gjermani të bashkuar, duke theksuar se është kancelar edhe i atyre të pavaksinuar.
Rruga Press