Lajme

Kurti emëron Elizabeth Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.

Lexo më shumë  Kurti kujton Afrim Bunjakun: Të gjithë kriminelët e Banjskës do të përgjigjen para drejtësisë

Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet jo shumicë.

Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit: Krejt radarët e shtetit i fik për ty
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *