Lajme

DETAJE/ Bashkë me ish-ministrin Koka janë arrestuar edhe dy persona të tjerë

TIRANË– Bashkë me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Të tre akuzohen për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Ende nuk dihen identitetet e dy personave të tjerë që kanë përfunduar në pranga me Kokën. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ish-zyrtarë shteti apo civilë. 

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është vënë në pranga sot. Koka është arrestuar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizar. Paraditen e sotme Forcat Operacionale janë paraqitur në qytetin e Durrësit dhe kanë prangosur Kokën. Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar një ditë më parë, por është ekzekutuar sot dhe mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *