Lajme

Muri i Kalasë së Lezhës, specialisti Margjoni: Rrezik për qytetarët sa herë bie shi

LEZHË – Një nga atraksionet kryesore të Lezhës, kalaja e qytetit, prej më shumë se një viti është kthyer në një rrezik për banorët, si pasojë  e rrëshqitjes së gurëve të mureve rrethuese. Specialisti i Trashëgimisë në Lezhë, Ded Margjoni thotë se asnjë firmë kontraktuese nuk e merr përsipër si projekt pasi duhet një projekt më i madh dhe gjithëpërfshirës për restaurimin e mureve mesjetare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Ai ngre alarmin për rrezikun që iu kanoset banorëve që kanë shtëpitë e tyre poshtë kalasë. Fenomeni i shembjes së mureve të kalasë përsëritet sa herë ka reshje shiu. Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë evituar rrëzimin e mureve që janë prekur nga shembja por jo eleminimin përfundimtar të këtij fenomeni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *