Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ministri Lefter Koka
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është vënë në ranga. Koka është arrestuar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kirmit të Organizar. Paraditen e sotme Forcat Operacionale janë paraqitur në qytetin e Durrësit dhe kanë prangosur Kokën.
Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë. Urdhër-arresti për të u firmos nga prokurorët Dritan Premci dhe Vladimir Mara.
Rruga Press