Lajme

Si hynë njerëzit në listën e të sanksionuarve nga një shtet?

Më 8 dhjetor të këtij viti Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi një listë të zezë me 13 emra të serbëve të Kosovës të cilët i sanksionuan.

Lyra Çela, nga Ministria e Drejtësisë, në emisionin “KallxoPernime” ka shpjeguar se si një person mund të futet në një listë të tillë.

Ajo ka thënë  se nuk është e nevojshme që një person të jetë i dënuar ose i shpallur i fajshëm me aktgjykim dënues për korrupsion ose për një vepër tjetër për t’u bërë pjesë e listës së sanksioneve nga një shtet.

Çela ka treguar se për të hyr në një listë të tillë mjafton edhe një raport ndërkombëtar që dëshmon që një person i caktuar ka qenë i përfshirë në korrupsion.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

“Është gati thuajse fakt notor që kanë individ të caktuar të huaj që nuk janë të shpallur të fajshëm, por që dihet që kanë kryer të shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut”, tha Çela.

Ajo ka treguar se rasti i 13 serbëve të sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të SHBA-ve është rasti i vetëm që e prek juridiksionin e Kosovës.

Sipas saj SHBA-ja këtë listë e ka të bazuar në Aktin Global Magnitski.

Çela ka thënë se ky akt identifikohen shkelësit e të drejtave të njeriut që kryejnë shkelje në përmasa të mëdha.

“Përmes një akti të tillë identifikohen shkelësit e të drejtave të njeriut të përmasave shumë të mëdha”, ka thënë Çela në emisionin “KallxoPernime”.

Ajo ka njoftuar se edhe Kosova është në proces të formimit të një ligji për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

“Ne në Ministrinë e Drejtësisë vetëm jemi në proces të hartimit të një projektligji të tillë”.

Çela ka thënë se ky ligj, që po llogaritet të jetë “motra” e Aktit Global të Magnitskit, planifikohet që si draft të jetë i gatshëm që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm e të dërgohet në Qeverinë e Kosovës për miratim.

Të sanksionuarit nga një shtet ndryshe quhen edhe “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”.

Me futjen e një personi në listë të sanksioneve, prona e atij personi kryesisht bllokohet dhe qytetarëve të atij shteti u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *